Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Jakup Berishës, veteran i arsimit dhe sportit, si dhe një nga qytetarët më të respektuar të Gjilanit.
Në emër të bordit të LRF Gjilan, ju shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes Berisha, të afërmve, miqve, si dhe gjithë bashkëpunëtorëve e sportdashësve që e kanë njohur dhe vlerësuar.
Kontributi i tij do të mbahet mend dhe do të përkujtohet nga gjeneratat ndër vite. Qoftë i përjetshëm kujtimi për Jakup Berishën dhe qoftë i lehtë dheu i Kosovës.
Me respekt dhe dhimbje,
Armend Misini, kryetar LRF Gjilan





