SPORTI

Linea Bajraliu,  pjesëmarrëse në evropianin për juniore, fuqishëm po hynë në botën e tenisit

Babanë e kishte volejbollist të njohur, që bashkë me shokët e tij të gjeneratës së artë të KV Drita ishin shpallur kampion të Kosovës, kishin fituar Kupën e Superkupën.

Por Linea Bajraliu, nuk kishte shkuar hapave të babait të saj, Dritonit, megjithëse nuk kishte mundur t’i ndahet rrjetës, andaj kishte zgjedhur sportin e tenisit, duke u shpallur kampione, jo në Kosovë për në Suedi.

Linea Bajraliu është përzgjedhur nga selektori suedez për t’a përfaqësuar këtë vend skandinav në Kampionatin Evropian për grupmosha të reja që do të mbahet prej 19 deri më 25 korrik.

E rritur në një familje sportistësh, Linea qysh e re e kishte pëlqyer sportin e tenisit dhe në moshën pesëvjeçare ishte regjistruar në Klubin e Helsingborgut (HTK). Prindërit e saj me të vërejtur talentin e saj e kishin përkrahur, gjë që kishte bërë që dëshira për këtë sport t’i rritet edhe më shumë.

Falë punës dhe angazhimit të pashoq vijnë sukseset e Lineas në shtetin suedez e më pas edhe në atë evropian.

Ndonëse në moshë më e vogël, ajo si nëntëvjeçare fillon të fitojë turne të grupmoshave më të mëdha U10 dhe U11.

Në moshën 11 vjeçe fiton turneun kryesor ne Suedi ( Next Generation) dhe ishte finaliste në SALK Open ( turne ndërkombëtar ) që mbahet çdo vit në Stockholm të Suedisë. Nga mosha 12 vjeçare fillon të merr pjesë në shumë turne Evropianë ( Tennis Europ U12), ku vlen të ceket pjesëmarrja në Aurey të Francës, ku Linea renditet në tetë më të mirat.

Pandemia që ka goditur çdo pore të jetës, kishte goditur edhe tenisin, andaj viti që lamë pas ishte vit shumë i vështirë edhe për Linean sa i përket Tenisit, shkaku i pandemisë, por edhe në ato kushte Linea ka marr pjesë ne disa turne, ku sukseset nuk munguan.

Krejt ndryshe është sivjet, Linea Bajraliu ka nisur intenzivisht ushtrimet edhe atë 12 deri në 14 orë në javë në Akademinë e Klubit, pjesë e të cilit është edhe  Johanna Larsson një prej tenisteve më të mira të Suedisë në vitet e fundit.

Së fundi, Linea ishte pjesë e turneut Båstad Corem, ku marrin pjesë garues nga krejt Suedia dhe doli fituese ne U14 çifte dhe finaliste në singel.

Nga data 19-25 korrik Linea do ta përfaqësoj Suedinë në Kampionatin Evropian për juniore U14 qe mbahet ne Çeki.

Linea dhe prindërit e saj janë shumë të lidhur me vendlindjen, andaj ata paralajmërojnë se Liena do të marrë pjesë në Turneun që do të mbahet në fund të gushtit në Pejë.

Kryelajmi.com

You Might Also Like