SPORTI

Pensionohet punëtori sportiv Musli Kurtalani

Pas dekadave të tëra në shërbim të sportit gjilanas, kryesisht të atyre që zhvillohen në Palestrën Sportive “Bashkim Selishta – Petriti” në Gjilan, është pensionuar punëtori sportiv Musli Kurtalani.

Musliu ka dhënë një kontribut të çmueshëm në sport, sidomos në mbarëvajtjen e garave të ndryshme, ngase ai është cilësuar mjeshtër në vendin e punës së tij, sidomos në punën me semaforin e garave.

Kolegët e tij të Palestrës së Sporteve, por edhe ata që janë të lidhur me sportin kanë organizuar një takim përshëndetës.

Në postimin me këtë rast është thënë:

Takim përshëndetës me rastin e pensionimit të kolegut tonë Musli Musa Kurtalani, të cilit i urojmë shëndet dhe rehati në jetë.

E falënderojmë për gjithë kontributin e tij dhënë në shërbim të sportistëve.

 

Kryelajmi.com

You Might Also Like