Gjilan

Lladova, gjithmonë është kryengritur në kauzën për një Gjilan më të zhvilluar e më prosperues

Bashkë me kryesinë e Nëndegës Lladovë, zhvilluam një bashkëbisedim të hapur e të sinqertë mbi gjendjen aktuale dhe sfidat me të cilat përballet ky fshat me traditë të madhe atdhetare e njerëz punëtorë.
💡Ndamë idetë dhe vizionin tonë të përbashkët për një qeverisje efektive e cila është pranë qytetarëve, aty ku Lladova dhe çdo pjesë e Gjilanit duhet të jetë e përfshirë në procesin e zhvillimit të Politikave Publike për të mirën e përgjithshme kolektive.
Lladova, gjithmonë është kryengritur në kauzën për një Gjilan më të zhvilluar e më prosperues.
✨Banorët e kësaj ane njihen për mikpritjen, punën e ndershme dhe kontributin e tyre të madh në zhvillimin e Gjilanit, gjë që na bën edhe më të vendosur ta përfshijmë këtë zonë me projekte konkrete zhvillimore.

You Might Also Like