Ai i ka 19 vjet dhe luan në Luginë të Preshevës, por ëndërron që së shpejti të luaj në Superligën e Kosovës. Është ky futbollisti Shpëtim Hasani, i cili tash e 10 vite merret me lojën e futbollin e një kohë ishte edhe në futbollin Finlandez për pesë muaj, por pastaj u desh të rikthehet në vendlindje për shkaqe familjare të tij.
Hasani i cili ka një talent të madh të futbollistit, tregon për karrierën e tij.
” Loja e futbollit për mua është gjithçka, ne në Luginë po e kemi mjaft vështirë të zhvillojmë karrierë futbollistike pasi që po na mungojnë skuadrat me të madhe, unë për pesë muaj isha në Finland por u desh të rikthehem në vendlindje për shkaqe personale e familjare”.
Hasanin e karakterizon shpejtësia dhe qarkullimi me top, ai kërkon që t’i bashkëngjitet ndonjë skuadre të Superligës së Kosovës.
” Dëshira ime është që të vazhdoj karrierën në futbollin e Kosovës, pikërisht në klubet e Superligës pasi që i përcjelli edhe nga afër, mendoj se në çdo skuadër do të luaja pa ndonjë problem të madh, pasi që shumicën e futbollistëve i njoh për nga cilësitë e tyre dhe do të jepja kontribut të madh tek çdo skuadër”.
Për talentin 19 vjeqar, mbrojtësin e majtë Shpëtim Hasanin nga Lugina nuk ka ndonjë fshehtësi në lojën e futbollit duke pasur aspirata të mëdha në karrierën e tij.
” Nuk i frikohem aspak konkurrencës në cilën do skuadër, i di kualitetet e mia por dëshiroj që një futbollist nga Lugina ta shpreh potencialin e tij në futbollin Kosovar, e për këtë shpresoj se shumë shpejt do të jem në fushën e blertë të futbollit Kosovarë”.