Futboll

SC Gjilani: Telegram ngushëllimi familjes Kajtazi dhe Klubit Futbollistik “Trepça ’89”

Telegram ngushëllimi familjes Kajtazi dhe Klubit Futbollistik “Trepça ’89”
Sport Club “Gjilani” dërgon telegram ngushëllimi familjes Kajtazi dhe Klubit Futbollistik “Trepça ’89” nga Mitrovica për humbjen e më të dashurit të tyre Erionin, i cili ndërroi jetë pas atakut kardiak të cilin e pësoi gjatë kohës sa ishte në fushën e blertë.
Ikja e Erionit në botën tjetër është një humbje e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për vet futbollin kosovar.
Në këtë ditë të rëndë pikëllimi, të gjithë në SC Gjilani u’a përcjellim ngushëllimet më të thella për këtë humbje të madhe familjes Kajtazi, FC “Trepça’89” dhe bashkëlojtarëve e miqve të Erionit.
Me pikëllim të thellë,
Sport Club Gjilani

You Might Also Like