Gjilan

Luiz Ejlli zgjodhi Resortin Vali Ranch!

Këngëtari i mirënjohur Luiz Ejlli zgjodhi Resortin Vali Ranch për t’i bërë incizimet për videoklipin e tij më të ri, një dëshmi kjo që ky Resort është bërë tërheqës, jo vetëm për vizitorë, pushues, dashamirë të ushqimit  të mirë, adhurues të një ambienti të shkëlqyer…, por edhe për mysafirë të veçantë, figura publike, si në këtë rast për këngëtarin e mirënjohur, Luiz Ejlli, i cili ishte fitues edhe i “BIg Brother Vip Albania II”.

Përzgjedhja e ambientit nga ky këngëtar del të jetë e qëlluar, sepse ky Resort vërtetë është mahnitës dhe ofron pamje piktoreske dhe hapësira të ndryshme, përfshirë këtu edhe Hotelin “Queen Vali Palace’, ku mësohet se edhe po qëndron ylli i estradës.

Përndryshe, këtë verë “Vali Ranch Resort” ka zgjeruar kapacitetet edhe me ambiente të reja, të cilat po frekuentohen nga vizitorë të shumtë, sepse është bërë një destinacion joshës për të gjitha kategoritë, ngase me bukuritë e tij është bërë i parezistueshëm.

Vali Ranch Resort & Congress Center, me pronar Fehmi Fetahi, falënderon këngëtarin Luiz Ejlli që zgjodhi Resortin për xhirimet e videoklipit më të ri të tij!

VALI RANCH RESORT, VEND I TË GJITHËVE!

You Might Also Like