SPORTI

Lulzim Ostërgllava nga Pozharani, komentator që me zërin e tij karakteristik  është bërë i njohur jo vetëm në Anamoravë, por edhe në Kosovë

Pozharani si lokalitet më i madh në komunën e Vitisë , e mbase njeri nga më të mëdhatë në Kosovë, është i njohur si lokalitet ku arsimimit i është kushtuar një rëndësi e veçant e në këtë drejtim në këtë lokalitet të thuash ekzistojnë të gjitha profilet arsimore.

Kuadrot që ka ky fshat kanë bërë emër tashmë e to janë si në arsim ,kulturë ,shkencë por edhe në sport etj. Kur është fjala te sporti në këtë lokalitet nga KF Vllaznia kanë dal sportistë /futbollistë/ që kanë bërë emër si në Kosovë ashtu edhe jashtë saj.

Kësaj radhe do të portretizojmë një talent i cili tashmë është bërë i njohur edhe si komentator i ndeshjeve të futbollit. E ky është padyshim Lulzim Ostëgllaava i cili me komentimin e ndeshjeve me zërin e tij kumbues por edhe me dijen që kishte në këtë sport kishte bërë adhurues të shumtë.

Në bisedë që patëm me te ai u shprehë se  zejen e komentimit e kishte nisë spontanisht dhe menjëherë u bë apasionant  në komentim.

Komentimin e një ndeshjeje të futbollit e kishte nisë me ndeshjen e Ligës së Para të Kosovës në mes të KF”Vllaznia” dhe KF Çeliku nga Ferizaj në vitin 1994 për të vazhduar deri në fillimin e luftës në Kosovë kur u ndërprenë aktivitetet sportive .

Pas përfundimit të luftës në Kosovë dhe hapjen e disa mediave ai menjëherë u kyç në Radio ”Zërin e Pozharanit” ku si komentator të thuash ka komentuar të gjitha ndeshjet e KF “Vllaznisë” si jashtë ashtu edhe brenda.

Komentimet e tij të ndeshjeve i kanë pëlqyer shumë edhe adhuruesit e klubeve meqë me zërin e tij karakteristik dëgjuesit janë kënaqur me punën që bënte. E me mbylljën e këtij medium për shkak të mungesës se mjeteve për të vazhduar punën është paraqitu në Televizon Plus tv nga Vitia, ku edhe aty ka komentuar shume ndeshje sportive .

Meqë mungonin mjetet financiare për të paguar për punën që bënte ,ai ka disa vite që ka ndërprerë së komentuari por dëshira e tij për të vazhduar këtë zeje ende nuk ka munguar edhe pse tash është i punësuar në një Fabrikë prodhuese. Luli siç e qojnë të gjithë ata që e njohin tash nuk merret e komentime por emri i tij ende përmendet si “Lul komentatori”.

Ai thotë se gjithmonë ka qenë  pasionant i komentimit të ndeshjeve por ja që rrethanat  krijuara ia kanë ndërprerë këtë dëshirë të flakët. Aziz Zuka

You Might Also Like