Gjilan

Lutfi Haziri: 92 qytetarë janë në hospitalizim, apeloj për respektim të masave anti-COVID-19

Gjilan, 26 mars 2021 – Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19 në Gjilan, nën udhëheqjen e kryetarit, Lutfi Haziri, ka mbajtur takimin për vlerësimin e situates për dy ditët e fundit.

Kryetari Haziri ka bërë të ditur se 92 qytetarë të konfirmuar me COVID-19 janë në hospitalizim, derisa bëri të ditur se aktualisht janë 563 raste aktive.

Ai ka apeluar qytetarët dhe bizneset që japin shërbime që të vazhdojnë t’i respektojnë masat, mbajtjen e maskës dhe mbajtjen e distancës sociale.

Pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 16936 mostra, 4720 kanë rezultuar pozitivë, 4040 janë shëruar, 117 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 563 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 92 persona dhe 563 mostra në pritje për  rezultat.

You Might Also Like