Gjilan

Lutfi Haziri: Mjetet e parapara për aktivitete kulturore, i dedikohen familjes Abazi

 

Gjilan, 27 nëntor 2019 – Pas tërmetit shkatërrues në Shqipërisë, meqë rast në mesin e dy viktimave janë edhe dy vëllezërit nga Gjilani, kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, pasi ka anuluar të gjitha aktivitetet kulturore e muzikore, ka vendosur që mjetet e parapara t’i dedikohen familjes Abazi.

“Meqë është reduktuar aktiviteti kulturor e muzikor, në mëngjes kam vendosur që mjetet e parapara për manifestim do t’i dedikohen familjes Abazi, ndërsa një pjesë e mjeteve do të shkojë edhe për familjet e viktimave në Republikën e Shqipërisë”.

“Me keqardhje e kemi marëë lajmi që dy bashkëqytetar tanë kanë humbur jetën dhe tashmë familja Abazi është në zi, sikur qysh është i gjithë kombi shqiptar dhe komuna jonë. Lutemi që Isa e Shemsedini të cilët së bashku me disa të tjerë humbën jetën, të jenë viktimat e fundit të fatkeqësisë së tërmetit në Shqipëri dhe shpirti i tyre të bëjë dritë. Jemi në mbështetje të familjes Abazi”, ka deklaruar Haziri, në konferencën e jashtëzakonshme me

gazetarë.

Ai ka falënderuar gjilanasit për solidaritetin e jashtëzakonshëm që kanë treguar në mbështetje të familjeve të viktimave.

“Faleminderit gjilanasëve për solidaritetin e jashtëzakonshëm që kanë treguar dhe konvoji i ndihmave ka arritur mbrëmë në Durrës, ndërkaq edhe në këtë moment po vazhdon grumbullimi I ndihmave të qytetarëve tanë me të gjitha mundësitë. Duke qënë se Gjilani në vitin 2002 e ka kaluar një tërmet të tmerrshëm, ne më shumë se të gjithë tjerët e bashkëndiejmë tragjedinë dhe panikun që i përcjellë qytetarët atje. Së bashku do ta përballojmë këtë tragjedi”, ka theksuar Haziri.

I pari i Gjilanit ka njoftuar se deri në këtë moment kanë kërkuar strehim 25 familje nga Shqipëria, të cilat janë prekur nga tërmeti.

“Deri tani janë lajmëruar 25 familje për t’i strehuar. Do t’iu ofrojmë shtëpi me të gjitha mundësitë tona dhe falë solidaritetit të qytetarëve tanë të cilët në vazhdimësi po ofrojnë shtëpi për banim. Një ekip punues emergjent i udhëhequr nga unë, është funksionalizuar dhe po punon në vazhdimësi. Po ashtu, e kam kontaktuar kryeministrin Rama për të shprehur shqetësimin dhe solidaritetin. Edhe z. Rama  ka shprehur ngushëllimet për humbjen e jetës së dy gjilanasëve”, tha Haziri.

Ndryshe, të enjten në ora 10:00 bëhen homazhe tek varrezat e dëshmorëve, në ora 10:30 bëhet inaugurimi i shtatores së Mulla Idriz Gjilanit, ndërkaq shtatorja e Agim Ramadanit do të inaugurohet në ora 10:45, për të përfunduar me akademinë kushtuar dy koloëseve të kombit në ora 11:00, në sallën e teatrit të qytetit.

You Might Also Like