Gjilan

Rotarakët e rinjë dorëzojnë librat me alfabetin “brail” për fëmijët e verbër

Gjilan, 30 janar 2018 – Me mbështetjen e Komunës së Gjilanit dhe me iniciativë të “Rotary Club Anamorava”, përkatësisht rotarakët e rinjë, i kanë dorëzuar sot Bibliotekës së Qytetit libra me alfabetin “brail”, dedikuar personave me mungesë në të pamur.

Rotarakët e rinjë tash e një kohë përmes aktiviteteve të ndryshme kanë grumbulluar mjete, për t’i sjellur në Bibliotekën e Gjilanit librat me alfabet brail, projekt ky që u mbështet nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, UNICEF-Innovation Lab Kosovo dhe biznese të ndryshme nga Gjilani.

Ky projekt u vlerësua si i mirëseardhur dhe i veçantë nga kryesuesja e Kuvendit Komunal, Shpresa Kurteshi – Emini, e cila, duke i inkurajuar të rinjtë për iniciativa të tilla, tha se do të kenë mbështetjen e vazhdueshme të kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

“Në këto momente patjetër se është e vështirë të gjinden edhe fjalët e veçanta. E vlerësoj edhe aktivizmin e nxënësve për të qenë në krahë të fëmijëve me mungesë të të pamurit. Komuna e Gjilanit dhe kryetari Lutfi Haziri patjetër që gjithmonë i ka mbështetur dhe do të vazhdoj tutje të jetë në krahë të aktiviteteve të tilla. Ju konfirmojmë edhe njëherë mbështetjen tonë në çdo aspekt dhe i mirëpresim gjithmonë këto qështje të tilla që kanë të bëjnë me të rinjët e sidomos me fëmijët në veçanti”, ka thënë kryesuesja e kuvendit, Shpresa Kurteshi-Emini.

Kurse nga ana e tij, Zijadin Hasani, kryetar i Rotary Club Gjilani, tha se ky klub do i mbështet gjithmonë Rotarakët e rinjë, duke i falënderuar ata dhe mentorin Muhamet Halili, i cili, sipas tij, i ka dhënë përkrahje dhe mban gjallë këtë klub.

Ndërsa, Kryetari i Shoqatës së të Verbwrve në Gjilan, Bajram Spahiu, e vlerësoi nevojë të domosdosshme këtë ekzemplar me libra, të cilat mundësojnë komunikim dhe edukim për fëmijët.

Vlen të theksohet se ecuria e projektit në fjalë është shpalosur nga rotaraktorja Indira Suliqi, e cila edhe kishte dal fituese e fondit në punëtorinë nga UNICEF-Innovations Lab Kosovo.

You Might Also Like