Gjilan

Lutfi Haziri viziton KBI-në për t’ua uruar Kurban Bajramin

Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, njëherësh nënkryetar në nivel qendror, deputeti z. Lutfi Haziri, me bashkëpunëtorët, ka vizituar sot Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan, ku u prit nga kryeimami Ilaz Mustafa dhe imamët e xhamive të komunës sonë, për t’ua uruar festën e Kurban Bajramit.
Me këtë rast, uroj të gjithë besimtarët e komunës sonë, kudo që jetojnë në Gjilan e mërgatë, për festën e sakrificës, Kurban Bajramit.
Në këtë ditë të shënuar, lutemi që të gjithë të jetojmë më mirë, që sofrat të jenë me bollëk ne cdo familje e cdoi ditë, e në veçanti në këtë ditë të barazisë para njerëzve, me përulje para Zotit të Madh.
Uroj që haxhilerëve Zoti t’ua pranojë haxhin dhe të kthehen shëndosh e mirë në familjet e tyre. Gëzuar Kurban Bajramin!, ka qenë mesazhi i kryetarit, z. Haziri.

You Might Also Like