Gjilan

Haziri e Hajrizi diskutojnë për digjitalizimin e shkollave të Gjilanit

Gjian, 19 dhjetor 2019 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur në takim rektorin e kolegjit UBT, Edmond Hajrizi, për mundësitë e bashkëpunimit në shumë fusha.

Kryetari Haziri e ka falënderuar rektorin Hajrizi për vizitën, duke ofruar bashkëpunim të plotë në të mirë të zhvillimit të projekteve për Gjilanin.

Gjatë takimit u bisedua për mundësinë e bashkëpunimit në forcimin e patformës Smart City, për digjitalizimin e shkollave të të Gjilanit, për projektet që kanë të bëjnë me Planin Zhvilimor Urban dhe projekte tjera të rëndësishme.

Rektori Hajrizi e ka faënderuar kryetarin Haziri për pritjen dhe ofrimin e bashkëpunimit, ndërkaq ka theksuar se është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi i akademisë me qytetet.

“UBT ka frymë proaktive”, tha ai.

You Might Also Like