Shkruan: Fehmi Sylejmani
Disiplina, përgatitja fizike dhe motivimi i përbashkuar janë tri pika kryesore, që po e karakterizojnë kombëtaren e futbollit të Marokos, që në këtë botëror pa asnjë dyshim janë befasia më e këndshme e këtij kompetacion më të lartë global. Mbase ka edhe shumë pika tjerë, që kjo kombëtare me këtë kontigjent futbollistësh po shkruan histori, jo vetëm për vendin e tyre, por edhe për gjithë botën. Kualifikimi i Marokut në gjysmëfinale, është një arritje e lartë e mbresëlënëse, duke i hesht shumë njohës dhe ekspert të futbollit botëror.
Kjo kombëtare në gusht të këtij viti kishte angazhuar trajnerin aktual, i cili kishte zëvendësuar trajneri boshnjak, Vahid Halilhoxhiq, që kishte arritur t’i kualifikojë për në Katar 2022. Mirëpo qasja e ish lojtarit të dikurshëm të Velezhit të Mostarit nuk ishte më e duhura, veçmas në dhomat e zhveshje me futbollistët dhe kjo ishte arsyeja pse e kishin shkarkuar. Në vend të tij, kishin angazhuar trajnerin vendor, Walid Regragui, një emër jo i njohur në botën e futbollit. Por, sot, ky njeri po konsiderohet si “nxënës” i Diego Simeones, duke e trazuar metodën e tij, disiplinën në mbrojtje, mbrojtjen e ngjeshur, dalje e shpejtë në sulm dhe kundërsulme mirë të organizuara. Dhe s’do mend se deri më tani kjo formulë ka pasur sukses, meqë kjo kombëtare ka mposht tre pretedentët e botërorit, Belgjikën, Spanjën dhe Portugalinë, duke fituar simpatinë, jo vetëm të publikut vendore, por edhe më gjerë. Teksa në gjysmëfinale do të ballafaqohet me kampionin aktual, Francën, një nga favoritet kryesor për triumfin e këtij botërori. Madje për këtë ballafaqim, se çfarë rëndësia ka, pjesëmarrjen e ka konfirmuar edhe presidenti i Francës, Makron.
Maroku, njihet si një nga shtetet që kaherë ka eksportuar shumë futbollistë në vende të ndryshme perëndimore.
Si çdo diasporë, gjeneratat e dyta, u ndien si të obliguara që t’i shërbejnë vendeve ku u zhvilluan dhe filluan karrierën e tyre futbollistike, kryesisht Francë, Belgjikë, Holandë. Mirëpo gjeneratat tjera të reja fillojnë ta shohin përçmimin, nënçmimin, që ju bëhej këtyre futbollistëve që mbronin ngjyrat e kombëtareve tjera. Ata jo vetëm që nuk kishin përkrahje, por nënvlerësoheshin, neglizhoheshin dhe shpesh nuk ftoheshin fare nëpër kombëtaret përkatëse, e kishte të tillë edhe pse ftoheshin, fare nuk futeshin në lojë.
Duke i parë këto fakte reale, lojtarët e kombëtares së tanishme marokene vendosën, që me vete dëshire dhe një atdhedashuri t’i kthehen prejardhjes së tyre origjinale, ngase në vendin tendë trajtimi dhe motivimi janë shumë më të theksuara dhe më të vlerësuara.
Edhe pse prej kësaj gjenerate aktuale janë disa futbollistë që kanë lindur në shtetet perëndimore dhe kanë qenë të ftuar nëpër kombëtare tjera, nga ku luajnë për ekipet e tyre, këta zgjodhën Marokun, vendin e të parëve të tyre.
Ja disa emra që sot po bëjnë histori në futbollin botëror që janë të lindur jashtë Marokut, por që kanë përzgjedh të mbrojnë ngjyrat e Marokut, Sufjan Bufala, i lindur Francë, Selim Emlah, i lindur ne Belgjikë, Zekeria Buhalal, i lindur ne Holandë, Zijash i lindur në Holandë, Shedira, i lindur në Itali, Bilal Akhnus i lindur në Belgjikë, Ilias Shair i lindur në Belgjikë, Munir ElMuhamedi i lindur në Spanjë, Surfjan Emrabt i lindur në Holandë, Mezraëi i lindur ne Holandë, Ganim Sajis i lindur në Francë, Jasiin Bono i lindur në Kanada, Eshtef Hakimi i lindur në Spanjë.
Maroku është një shtet, që shtrihet nga veriu në kufi me Spanjën në detin Mesdhe , në perëndim buzë oqeanit atlantik, në jug me Saharën e gjatë dhe në mes si dhe në lindje me Algjerinë.
Maroku është i vetmi vend në Afrikë, që në të njëjtën kohë të vitit, mund të përjetohen të katër stinët e vitit. Ka të zhvilluar industrinë e turizmit, vend turistik, ku mesatarisht vizitohet në vit nga 3-5 milionë turistë.
Një pjesë e tyre gurbetqar jetojnë dhe punojnë në vendet perëndimore, kryesisht janë të koncentruar në Spanjë, Francë, Holandë, Belgjikë e më pak në Gjermani, Itali dhe Zvicër, Maroku është shtet me sistem mbretëror parlamentare. Familja mbretërore daton që nga viti 1661, Njihet si shtet frankofon, me ndikim amerikano- spanjoll,
Maroku është shteti parë në botë për prodhimin e makinave elektrike..
Në 5 vitet e fundit shpenzon ( investon) 20 deri 30% të GDP në edukim dhe arsim. Shih për këtë, kanë arritje te hatashme në lëmin e shkencave ekzakte dhe natyrore, si matematikë, fizikë dhe kimi e tjera.
Maroku popullohet nga Arabët e ardhur para 1400 viteve. Amaziget populli autokton i Afrikës Veriore.
(Autori është opinionist)