Futboll

Marrëdhëniet në mes të Gjilanit dhe Dritës nuk janë më sikurse ato të dikurshmet

Marrëdhëniet në mes të Gjilanit dhe Dritës nuk janë më sikurse ato të dikurshmet. Dikur mes këtyre dy ekipeve kishte rivalitet në fushë, në tribina, por edhe ndërmjet kryesive. Kishte ndodhur që njëra tjetrës të mos i dilnin në fushë, ta lëshojnë fushën, por edhe të “thumbojnë” njëra-tjetrën e shumë rrallë kishte momente që i bashkonin këto dy ekipe.

Tash e sa kohë gjërat kanë ndryshuar, nuk është më ai rivaliteti i dikurshëm. Kjo është vërejtur edhe në ndeshjen e sotme Gjilani – Drita, kur udhëheqësitë e të dy ekipeve bashkërisht kanë përcjellë ndeshjen. SC Gjilani në cilësinë e mikpritësit kishte rezervuar karriget për mysafirët e Dritës, gjë të cilën e kishte bërë edhe për vete dhe për gazetarët.

Dëshmia më e mirë për këtë ishte biseda me dashamirësi në mes të dy drejtorëve të dy ekipeve Sevdail Rrobelli dhe Feti Murselit, që gjatë tërë kohës bisedonin me buzë në gaz dhe me mirësjellje.

Këtë më së miri e dëshmojnë edhe këto foto të bëra nga kryelajmi.com, por edhe të dy drejtorët pranuan që bashkërisht të fotografohen./kryelajmi.com/.

You Might Also Like