1261 maturantë të Komunës së Gjilanit i janë nënshtruar sot testit të maturës.
Procesi është zhvilluar në 10 qendra me 43 administrues si dhe 10 komisione me nga tre anëtarë pjesëmarrës.
Për të parë nga afër ecurinë e procesit të testit të maturës, ishte nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku, e cila në emêr të kryetarit Alban Hyseni, i ka uruar maturantët për rezultate pozitive.
Për këtë proces Drejtoria e Arsimit, i ka bërë të gjitha përgatitjet për t’u mbajtur testi i maturës në mënyrë të regullt sipas kërkesave të MAShT-it.
Procesi është pëcjellë edhe perfaqësues nga MAShT-i, Drejtoria e Arsimit dhe shkollat.
Për rast nevoje drejtoria ka aranzhuar edhe ekipet mjekësore e psikologjike për nxënësit.