Gjilan

Mbahet punëtoria “Format Standarde të Aktgjykimeve Gjyqësore”

Gjilan – Në kuadër të Programit të USAID-it për Fuqizimin e Sistemit të Drejtësisë (JSSP), është organizuar tryeza “Format Standarde të Aktgjykimeve Gjyqësore”.

Një fjalë rasti, ka mbajtur Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan, Ramiz Azizi, i cili ka thënë se këto forma do të jenë unike për tërë sistemin gjyqësorë dhe kjo është e mirë, pasi që nuk do të përdoren forma të aktgjykimeve të çfarëdollojshme.

Gjithashtu edhe përfaqësuesi i JSSP-së, Agon Gashi, ka vlerësuar këtë si një hap mjaft me rëndësi për gjyqësorin e vendit, ndërkohë me pas kanë vazhduar prezantimin e formave të aktgjykimeve gjyqtari i Gjykatës se Apelit, Albert Zogaj, dhe gjyqtari i Divizionit Civil të Gjykatës Themelore të Gjilanit, Berat Spahiu, në cilësinë e anëtarëve të grupit punës për standardizimin e vendimeve gjyqësore në lëminë civile.

Më pas punëtoria ka vazhduar punimet edhe pasdite me anëtarët e grupit punues me ish-Kryetarin e Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani dhe gjyqtarin e Departamentit të Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore në Gjilan, Aziz Shaqiri, për standardizimin e vendimeve gjyqësore në lëmin penale.

You Might Also Like