Ka përfunduar ndeshja e parë ndërmjet Royal Antwerp dhe Dritës në Ligën e Konferencës.
Skuadra kosovare ka arritur të sigurojë një barazim pa gola, 0-0, shkruan Gazeta Olle.
Ekipi i Ardian Nuhiut zhvilloi ndeshje të kujdesshme që nga fillimi, duke u fokusuar në mbrojtje.

Bardhekaltrit tentuan disa herë nga kundërsulmet, por nuk arritën të krijonin ndonjë rast ideal shënimi.
Tashmë për skuadrën që kalon në raundin e tretë gjithçka do të vendoset në ndeshjen e kthimit në “Fadil Vokrri”.
Ky rezultat pozitiv padyshim se e motivon edhe më shumë skuadrën gjilanase dhe tifozët e flaktë të tyre para ndeshjes së kthimit. /Gazeta Olle/