Futboll

Ja kur zhvillohet ndeshja Gjilani – Drenica

 

 

Ndeshja Gjilani – Drenica, e vlefshme për xhiron e XXX të Albi Mall Superligës së Kosovës në Futboll do të zhvillohet këtë të diele me fillim në ora 15 në Stadiumin me bari sintetik në Gjilan. Gjilani në këtë ndeshje hynë pas dy fitoreve radhazi ndaj Malishevës në ndeshjen kampionale dhe ndaj Llapit në gjysmëfinalen e Kupës dhe me të drejtë pret fitore edhe ndaj Drenicës, ndërkohë që ekipi kuq e zi në këtë ndeshje hynë pas disa humbjeve radhazi. Për momentin Gjilani është në pozitën e tretë me 43 pikë, dy më shumë se Prishtina që i ka 41 pikë, por që ka një ndeshje më shumë të zhvilluar, ndërkohë që Drenica është e pozicionuar në vendin e fundit, me vetëm 23 pikë, 8 më pak se Ferizaj që është në pozitën e parafundit./kryelajmi.com/.

You Might Also Like