Janë mbyllur pjesët e parë të ndeshjeve Drita – Prishtina e Re dhe Ferizaj – Gjilani. Pas pjesës së parë Drita është në epërsi ndaj Prishtinës së Re me një gol të shënuar nga Veton Tusha, i cili pas një topi që ka marrë nga thellësia ka paraboluar kolegun e tij të deridjeshëm Smakiqi për 1:0.
Në ndeshjen tjetër që po luhet në Ferizaj, ekipi vendas dhe Gjilani po luajnë pa gola 0:0. Ishte jo një pjesë e parë pa raste të mira shënimi. Ferizaj disa herë tentoi nga largësia, por Vokli Laroshi nuk lejoi befasi, derisa Gjilani nuk e pati asnjë rast shënimi, andaj në këtë ndeshje ende nuk ka gola. /kryelajmi.com/.