Futboll

Mbyllen pjesët e para, Drita po fiton e Gjilani po humb

Janë mbyllur pjesët e para në të cilat në të njëjtën kohë ndeshjet e tyre po i zhvillojnë edhe dy ekipet gjilanase, Drita ndaj Feroniklit ’74 dhe Gjilani ndaj Ferizajt.

Në ndeshjen Drita – Feronikli ’74 të parët në epërsi kanë ardhur mysafirët me anë të Kiqinës, i cili ka shënuar në minutën 14, derisa rezultatin në 1:1 e ka barazuar Besnik Krasniqi, i cili  ka shënuar nga pika e bardhë në minutën 28.

Krejt në fund të pjesës së parë Kostyshyn harkoi nga e majta e në top zhagazi u hodh Manaj dhe e dërgoi atë në rrjetë për 2:1.

Në ndeshjen tjetër në Ferizaj, Gjilani është duke pësuar nga ekipi vendas me rezultat 1:0 me golin e vetëm të shënuar në minurtën 21 kur me një gjuajtje nga largësia ish-lojtari i Gjilanit Valmir Nafiu, i cili me një gjuajtje nga largësia qëlloi këndin e epërm të majtë të Bllacës. Në fakt, në shenjë respekti për ish-skuadrën e tij nuk e festoi shënimin e golit./kryelajmi.com/.

You Might Also Like