Futboll

Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Differdange – Drita

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet ekpit nga Luksemburgu FC Differdange 03 dhe Dritës së Gjilanit, që mbaroi me rezultat të bardhë 0:0.

Rastin më të mirë në këtë pjesëlojë e pati Veton Tusha në kohën shtesë të pjesës së parë e Drita pati edhe një rast tjetër me gjuajtje nga largësia, derisa Differdange pati vetëm një gjuajtje nga largësia.

Drita po kontrollon ndeshjen, ngase që në minutën e dytë pas një ndërhyrje të ashpër në Ouvukan, qendërsulmuesi Andreas Buch është ndëshkuar direkt me karton të kuq. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like