Futboll

Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Drita – Prishtina, ka dy gola të shënuar

Me një minutë heshtje në nderim të jetës dhe veprës të të riut Dren Ukshini, ka nisur ndeshja në mes të Dritës dhe Prishtinës, e vlefshme për pikë, por shumë domethënëse për titullin e kampionit në Superligë. Dren Ukshini kishte ndërruar jetë pas një sëmundje të rëndë dhe është varrosur në Varrezat e Qytetit në Gjilan.

Ndeshja ka nisur furishëm nga të dy anët, kurse portierët që në fillim janë treguar të vëmendshëm dhe kanë evituar gjuajtjet që kryeshisht ishin nga largësia.

I pari ka rrezikuar Xhevdet Shabani nga një gjuajtje dënimi, e cila ishte nga anash, por që portieri Nika i Prishtinës e grushtoi Xh. Shabani. I njëjti lojtar në minutën 11, harkoi nga e djathta dhe për pak sa Krasniqi nuk shënoi autogol.

Xh. Shabani edhe në minutën 15 harkoi nga e djathta, por Nika sërish e grushtoi topin. Pas këtyre sulmeve, Drita ia ka dalë që të shënojë në minutën 21, pasi është shërbyer nga Fazliu dhe me të shpejtë ka shpërthyer nga e majta në drejtim të pikës së bardhë dhe prej aty me një gjuajtje të bukur për tokë ia ka dalë të mposht portierin Nika për 1:0.

Rezultati është barazuar në minutën 35, kur Endrit Krasniqi ka harkuar nga e majta dhe topi që ka shkuar afër kokës së Mankendas është përplasur në shtyllën e djathtë të Malokut dhe prej aty është futur në rrjetë.

You Might Also Like