Se klubi i Gjilanit është riorganizuar, bile edhe atë shumë mirë, u pa që në fillim të ndeshjes, kur fusha dukej sikur të ishte në pranverë, pas asnjë njollë bore, derisa shumica e ndeshjeve në Kosovë u shtynë për shkak të fushave të mbushura me borë.
Gjilani e Llapi janë ndeshur në një mot të ftohtë, me fjollat e borës që po binin dhe erën e ftohtë që po frynte në Stadiumin me bari sintetik.
Në fillim të ndeshjes, futbollistët e Gjilanit u treguan më të rrezikshëm, por pa ia dalë që të shënojnë. Në minutën 19 gjuajti Kushtrim Shabani, por topi u devijua nga mbrojtja e Llapit. Në fund të pjesës së parë pas nj gabimi të mbrojtjes së Gjilanit, Hyseni bukur e shërbeu Namanin, i cili gjuajti nga afërsia, por Halimi e priti topin me këmbë dhe shpëtoi gol të sigurt, andaj pjesa e parë u mbyll pa gola./kryelajmi.com/.