Futboll

Fundi fatal për Gjilanin

Se klubi i Gjilanit është riorganizuar,  bile edhe atë shumë mirë, u pa që në fillim të ndeshjes, kur fusha dukej sikur të ishte në pranverë, pas asnjë njollë bore, derisa shumica e ndeshjeve në Kosovë u shtynë për shkak të fushave të mbushura me borë.

Gjilani e Llapi janë ndeshur në një mot të ftohtë, me fjollat e borës që po binin dhe erën e ftohtë që po frynte në Stadiumin me bari sintetik.

Në fillim të ndeshjes, futbollistët e Gjilanit u treguan më të rrezikshëm, por pa ia dalë që të shënojnë. Në minutën 19 gjuajti Kushtrim Shabani, por topi u devijua nga mbrojtja e Llapit. Në fund të pjesës së parë pas nj gabimi të mbrojtjes së Gjilanit, Hyseni bukur e shërbeu  Namanin, i cili gjuajti nga afërsia, por Halimi e priti topin me këmbë dhe shpëtoi gol të sigurt, andaj pjesa e parë u mbyll pa gola.

Pas një gabimi t mbrojtjes së Gjilanit, Gashjani ishte në pozitë shumë të mirë dhe gjuajti nga afërsia, por Betim Halimi edhe njëherë shpëtoi gol të sigurt. Gjilani pati dy raste të mira me Milev dhe Basha në minutën 64, por gjuajtjet e tyre u bllokuan nga mbrojtja e Llapit.

Në minutën 83, Valmir Veliu që është shërbyer nga thellësia i iku mbrojtjes së Gjilanit dhe me një gjuajtje përtokë qëlloi këndin e djathtë të pambuluar të Betim Halimit. Llapi pati rast të mirë edhe në minutën 86, por kësaj radhe Halimi priti.

Në minutat shtesë Gjilani pati disa raste të mira shënimi, por rëndom gjuajtjet e lojtarëve të tij u bllokuan. Dhe krejt në fund, pas një kundërsulmi të shpejtë, Muhamet Hyseni e përballoi Betim Halimin dhe e futi topin në rrjetë për rezultatin përfundimtar 0:2./kryelajmi.com/

You Might Also Like