Futboll

Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Gjilani – Llapi, gola nuk ka

Ballafaqimi Gjilani – Llapi ka nisur me një rast shumë të mirë të Gjilanit kur nga e djathta shpërtheu Basha, harkoi në brendi e Prapashtica nga afërsia gjuajti drejt në portierin Qoriq.

Që në minutën e dytë në ndeshjen Gjilani – Llapi kur pati një rast tejet në rëndë, kur në fushë u desh të futet autoambulanca, pas një përplasje ndërmjet kapitenit të Llapit, Gnabi dhe portierit Laroshi, kur portieri i Gjilanit u godit me gju në kokë. Gjyqtari e ndëshkoi me karton të kuq Gnapin për shkak të ndërhyrjes së pakontrolluar, kurse në portë te Gjilani në vend të Vokli Laroshit u fut Aridon Bllaca. Me një lojtarë më shumë në fushë, Gjilani mbajti topin në zotërim, por pa ia dalë që të krijojë ndonjë rast të mirë shënimi.

Gjyqtari dha tetë minuta shtesë shkaku i lëndimit që ndodhi në fillim të ndeshjes, por përkundër kësaj gol të shënuar nuk pati, andaj pjesa e parë u mbyll me rezultat të barabartë 0:0 e dhe pse Llapi në një kundërsulm me Hasan Hysenin pati mundësi shënimi. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like