Futboll

Mbyllet pjesa e parë në Klinë, ka gol të shënuar

Në kuadër të xhiros së dytë në Klinë janë përballur Dukagjini e Gjilani, dy ekipe që në xhiron e parë nuk shënuan fitore. Në një ndeshje të baraspeshuar në pjesën e parë, Gjilani pati një rast shumë të mirë që të shënuar, por gjuajtja e sulmuesve gjilanas u bllokua, derisa Dukagjini u tregua shumë i rrezikshëm sidomos nga ndërprerjet dhe nga një ndërprerje e tillë nga gjuajtja nga këndi, Dukagjini ia ka dalë që të shënojë.

Gjuajtja nga këndi u dha nga ana e djathtë dhe topin me kokë e qëlloi Pefqeli, i cili qëlloi këndin e epërm të djathtë të portës së Gjilanit, e cila ishte e pambrojtur për rezultatin 1:0. Deri në fund të pjesës së parë. Gjilani u mundua që të barazojë rezultatin, por pa ia dalë një gjëje të tillë. Bile në fund të minutave shtesë Gjilani për pak sat ë pësojë edhe një gol, por gjuajtjen e Isufit e ndali Laroshi. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like