Futboll

Riparohet pjesa e djegur e fushës, kryendeshja Drita – Gjilani zhvillohet sipas orarit

Pas raportimeve se zhvillimi i ndeshjes së sotme Drita – Gjilani është në pikëpyetje, shkaku i djegies së një pjese të fushës, FC Drita  njofton se ndeshja do të zhvillohet ashtu siç është planifikuar.

Pjesa e dëmtuar e fushës do të riparohet falë ndihmës së FFK-së, e cila me t’u njoftuar ka dërguar një ekip për riparimin e pjesës së dëmtuar.

Klubi FC DRITA falënderon FFK-në për gadishmërinë dhe ndihmën e ofruar.

You Might Also Like