Libri

Më duaj sonte

Alisa Bekteshi

Më duaj sonte

Në kolltuk ti ishe ulur

të vështroja me kujdes

pak larg teje unë isha strukur

të më thërrasësh po të pres.

Me njërën dorë gotën mbaje

me tjetrën doja të më përqafoje

ashtu ulur pranë teje të vija

dhe të rrinim dorë për dore.

Të kërcenim të dy së bashku

vetëm sytë të na vallëzojnë

duke shikuar njëri tjetrin

edhe shpirti të na këndojë.

Pastaj fshehtas të vështroj

afër teje rri e ulur

të gjithë neve po na shikojnë

turpi faqet mi kishte skuqur.

Të afrohem deri tek veshi

të të them më duaj sonte

pastaj ti si për inat

njëqind puthje mi dhurove!

You Might Also Like