Libri

ÇELËSAT E HUMBUR TË SHTËPISË

Xheladin Rexhepi

ÇELËSAT E HUMBUR TË SHTËPISË
Pse e paskanë mbyllur me dry
Shtëpinë e Migjenit
Kur aq shumë miq e presin te porta
ngrehina trekatëshe me eksterier sentimenti
dhe rezignatë të fshehur arti
Sa shumë më paska rrejtë mësuesi im
Dikur në fshat
-Migjeni ishte i varfër
-Migjeni udhëtonte me biçikletë për në Vrrakë
-Migjenin e hëngrën tëllumbat e Lulit
-Migjeni vdiq i Ri
Shkrimtari më i pasuri i botës
Zotënia im
Ulet në prag
Mbështetur duart mbi bastunin e mjerimit
si rrallë ciceron tjetër
më rrëfen mallëngjyeshëm, teksa kollitet
për veremin e Shkodrës
që ende ia zë frymën, ngapak
për premierën e shfaqjes së Beketit
në teatër ku s’ndizen dritat
Godonë.. duhet pritur edhe një milenium
për një lojë pokeri mbetur në gjysmë
dhe çelësat e humbur të shtëpisë
Gusht 2018

You Might Also Like