Manifestimet për nderë dhe në shenë të kësaj Dite të rëdësishme historike sot nisën me homazhe tek varrezat e dëshmorëve,pastaj kanë vazhduar me seancën solemne të Kuvendit komunal, ku në fjalën e tij, kryetari i komunës Sokol Haliti, veq tjerash tha se në këtë ditë historike për popullin dhe shtetin e Kosovës, kujtojmë gjithë sakrificën ndër shekuj, për të cilën të gjithë se bashku punuam dhe sakrifikuam shumë, që sot ti gëzohemi pavarësisë së vendit tonë.
“Pikërisht më 17 shkurt të vitit 2008, pas sakrificave të mëdha të popullit tonë për liri dhe pas luftës së pareshtur për të gëzuar një të drejtë themelore, Kosova shpalli pavarësinë e saj, duke plotësuar amanetin dhe vullnetin e plotë të popullit. 14 vite më pas, sot ne po kremtojmë Kosovën tonë si një shtet të pavarur, me integritet dhe sovranitet të garantuar territorial, me subjektivitet të plotë ndërkombëtar, si një faktor i rëndësishëm i paqes dhe stabilitetit me shumë miq anembanë botës.
Në përvjetorët festive, nuk mund të mos e kujtojmë sakrificën e atyre që dhanë jetën për lirinë e kësaj toke, por edhe ata që një jetë të tërë ia kushtuan atdheut duke punuar për të mirën e popullit dhe të vendlindjes. Pra për idealin tonë të përbashkët për të qenë të lirë dhe sovran”, theksoi Haliti.
Tutje ai theksoi se kemi për obligim të vazhdojmë punën tonë në ndërtimin e shtetit dhe të shoqërisë demokratike. “Të vazhdojmë me përkushtim të lartë dhe pa u ndalur që të ndërtojmë një vend në të cilin të gjithë qytetarët jetojnë dhe punojnë lirshëm. Për ta çuar vendin tonë përpara, secili nga ne mund të jep një kontribut nëse më të vërtetë në rend të parë është interesi i përbashkët i shtetit tonë.
Në cilësinë e të parit të komunës, do të vazhdoj punën me përkushtim dhe zell dukë vazhduar rrugëtimin që e nisën të parët tanë dhe duke kujtuar gjithmonë sakrificën e popullit tonë për lirin që ne po e gëzojmë sot.
Prandaj, synim i imi por edhe i gjithë neve është një jetë më e mirë dhe më e begatë për qytetarët tanë, me të gjitha parakushtet krahas qytetarëve të shteteve tjera evropiane. Për të arrit këto synime, na duhet një unifikim i gjithë spektrit politik kosovar, duke lënë anash interesat partiake e duke vënë në pah interesin qytetar dhe atë kombëtar të vendit”, tha Haliti.
Edhe kryesuesi i Kuvendit Bekim Azizi, në fjalën e tij u shpreh se 17 Shkurti, është ditë historike kur janë kurorëzuar sakrifica dhe ëndrra që edhe qytetarët e Kosovës të jetojnë të lirë, të barabartë me të tjerët, në shtetin e tyre. “E kemi dëshiruar këtë ditë, jemi shkrirë për këtë ditë, kemi duruar për këtë ditë, jemi flijuar dhe kemi fituar për këtë ditë.
Sot, përkujtojmë të gjithë ata që dhanë çdo gjë që patën që ne të gëzojmë këtë ditë. Sot jemi më afër se çdo ditë tjetër me heronjtë tanë, me dëshmorët tanë, me familjet e dëshmorëve, me familjet e të pagjeturve. Prandaj 17 shkurti është ditë e shenjtë për Kosovën”, është shprehur Azizi.
Përfaqësuesi i Organizatave të dala nga lufta, Qemajl Rexhepi, tha se sot në këtë ditë të madhe për Kosovën, përkulemi para veprës së 29 dëshmorëve të kombit nga komuna jonë, dhe gjithë dëshmorëve të kombit që ranë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. “Përkujtojmë ata duke vlerësuar se çfarë çmimi të lartë ka liria.
“Na bënë krenar e kaluara e djemve dhe vëllezërve tanë, që flijimin për çlirimin e Kosovës, e bënë në emër të idealit të lartë të lirisë”, tha ai.Gajatë ditës së sotme e për nderë të 17 Shkurtit,kryetari Sokol Haliti ka pritur në takim edhe përfaqësuesit e diasporës si dhe janë dhenë disa mirënjohje për figura të veçanta dhe post mortum, të cilët kontribuuan për institucionet komunale.
E nga ora 10:00, janë bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Viti, ku udhëheqës të Institucioneve komunale, Organizatave të dala nga lufta, Institucioneve tjera, organizatave e shoqatave jo qeveritare dhe qytetar të tjerë, kanë vënë kurora lulesh.
Ndërkohë, shënimi i 17 shkurtit-Ditës së Pavarësisë së Kosovës, u karakterizua me një varg aktivitetesh kulturore e sportive në komunën e Vitisë.Do theksuar se gjatë ditës së djeshme është mbajtur një ligjëratë me të rinj me temën “Rinia dhe Shteti”, kurse sot një ekspozitë e artit pamor në Galerinë e arteve të Shtëpisë së Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani”. Ndërkohë në sport, është zhvilluar një lojë revyale në pingpong në konkurrencë të meshkujve dhe një të femrave.
Një performancë të shkëlqyeshme nga gjimnastet e Klubit të Gjimnastikës “Halil Alidemaj”, një lojë në futboll në konkurrencën e femrave, si dhe atletikë-gara kombëtare e Atletikës “Vrapimi i Pavarësisë 2022”.Aziz Zuka