Gjilan

Me peticion kërkojnë rikthimin e emrit të Kosovës në Dardani

Më 27 Maj 2025, në Gjilan fillon nënshkrimi i Peticionit për rikthimin e emrit të Kosovës në emrin Dardani.

Kështu është thënë në një prononcim të grupit iniciues për ndërrimin e emrit.

Në njoftimin e plotë është thënë:

Nga ora 12:00h, në sheshin “Rexhep Mala e Nuhi Berisha” mbahet një konferencë për media nga përfaqësuesit e grupit iniciues të peticionit dhe organizatorët për Gjilan.
Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë të merrni pjesë!
Me respekt,
Melihate Tërmkolli, grupi iniciues i peticionit
Gjylshen Berisha, grupi iniciues i peticionit
Arjeta Maka, grupi organizativ, Gjilan.

You Might Also Like