Gjilan

Fushatë vetëdisuese kundër zjarreve

Gjilan, 28 shtator 2023

Njësite policore nga Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan në vazhdën e implementimit të detyrave, sot me datën 28.09.2023 ka vazhduar me aktivitete duke shpërndarë disa broshura me këshilla përcjellëse për qytetaret për të shtuar kujdesin ndaj zjarreve me apelin ‘’Mos ndez zjarr, mos shkakto rrezik të përgjithshëm’’

Ndezja e zjarreve sidomos atyre fushore kanë potencial të përhapjes së shpejtë dhe rrezikon pasoja të dëmshme për jetën, pronën, djegien e hamulloreve dhe pyjeve.

Me këtë rast Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan u bënë thirrje të gjithë qytetarëve që nëse vëreni një zjarr që po përhapet jashtë kontrollit, ju lutemi thirrni menjëherë në numrat pa pagese 192 ose 112.

Përmes bashkëpunimit dhe ndërgjegjësimit të përbashkët, mundë të sigurojmë ruajtjen e natyrës dhe shëndet.

You Might Also Like