Faleminderit miq, bashkëveprimtarë, ju garda e vjetër e njëmendët e PDK-së; ju të rinjë që u rritët dhe u burrëruat në PDK; veteranë të UÇK-së; studentë; mësimdhënës; përfaqësues të kulturës, të artit, të sportit; afaristë; pensionistë – ju qytetarë të Gjilanit pa dallim përkatësie partiake – për mbështetjen që po më ofroni pa hezitim, duke e vlerësuar kontributin tim për vendin dhe për Gjilanin tonë në veqanti. Rrjedhimisht, për besimin që keni në mua: në autoritetin tim profesional, moral e kombëtar, për t’ju përfaqësuar në Kuvendin Komunal në Gjilan.
Kështu, me respekt e dinjitet, siç ua kërkoj votën ballëhapur secilit prej jush, edhe nesër në cilësinë e anëtarit të Kuvendit Komunal, do të jem po ky i njejti: përfaqësues i juaji me dinjitet.
Duke qenë i vetëdijshëm për ktë sfidë, dhe i përgjegjshëm në zotimet e mia, poashtu, unë do të jem në mbrojtje të plotë të interesit tuaj qytetar – publik.
Mundë t’ju them edhe këtë, se: kërkesat e juaja janë simbolike, modeste, ngase ju nuk kërkoni më shumë përtej asaj sa ne mundë të bëjmë për ju.
E, unë mundem, dua dhe do ta bëjë kte për ju, me nder e me përgjegjësi!
Vazhdoni të qëndroni pranë meje, me besim!