Futbolli nuk është fontanë dëshirash me u menaxhuar qysh kanë dëshirë disa grupe të interesit, ( jo që këto e duan njëra tjetrën, por i kanë disa qëllime t tjera). Futbolli nuk është as babagjyshi i Vitit të Ri të kërkosh dëshira e të të realizohen. Futbolli nuk është as ai princi me kalë të bardh që ia plotëson dëshirat asaj vajzës. Futbolli është një shkencë në vete dhe për këtë çështje është ngjarja më e madhe në planetin tonë. Akuza e kundër akuza ndaj FFK-së në një kohë pa kohë veç e dëmtojnë imazhin e futbollit që gjeneratë pas gjeneratë janë flijuar për këtë që e kemi sot, duke faleminderuar legjendën Fadil Vokrri dhe pasardhësin e tij Agim Ademin sot edhe kombëtarja e jonë Kosova por edhe Superliga është tjetër nivel dhe me një sy tjetër po na shikojnë të gjithë. Para se ta sulmoni dikë duhet ta shikojmë secili veten në pasqyrë. Pse asnjëherë nuk themi që sa herë ka nda mjete FFK për klube ato mjete nuk kanë përfunduar në duar të futbollisteve, por janë keqpërdorë nga klubet, si është e mundur në të njëjtën periudhë kohore kur FFK ka nda mjete po në atë periudhë kohore disa klube deri në dy tre muaj ju mbeteshin borxh lojtareve, pse asnjëherë nuk u ngrit kjo çështje? Para se të kritikomi dikë të jemi autokritik ndaj vetes tonë. Kohëve të fundit po ngritën shumë dilema rreth vazhdimit apo përfundimin e kampionatit, shumë zhurmë pa nevojë, shumë thashetheme që veç e dëmtojnë futbollin e Kosovës e veç krijon urrejtje të panevojshme në opinion, kjo është pa maturi dhe pa pjekuri e disa qe e bëjnë këtë zhurmë. Pse duhet ti bëjmë presion FFK se cka të vendos? FFK duhet të konsultohet me UEFA-në, të shikojë kampionatet për rreth, p.sh. Bullgaria fillon kampionatin me 3 qershor dhe mbaron me 11 korrik, po ashtu kampionati fillon në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Malin e zi, Kroaci si nen kampion i botes, e mos të fillon tek ne është për të ardhur keq, mos harroni kampionati nuk po përfundon as në Angli qe Liverpuli 98% e ka të sigurt titullin. Por nëse shtrohet pyetja se kjo renditje tabelore a është reale, unë them se kjo renditje është reale dhe deri sot Ballkani me meritë është në vendin e parë ashtu sic janë edhe këto tri skuadrat tjera Drita, Gjilani dhe Prishtina dhe gara është mjaft e ngushtë. Po ashtu nuk guxojmë të paragjykojmë apo të jemi të sigurt se cka do bëhet pas 11 xhirove. Merreni mësim nga disa klube qe po rrinë të heshtura e nuk po ndërhyjnë në institucionin e FFK, e jo çdo ditë duke bërë presion e duke bërë zhurmë. Për fund çdo vendim që e marrin organet e FFK-së duhet ta mbështesim.