Gjilan

Kultivuesit e fidaneve kërkojnë zgjidhje për prodhimet e tyre

 

 
Shume fermerë anembanë Kosovës kultivojnë fidanet e perimeve siq janë domatet, specat, lakrat, trangujt , pjepni, shalqini, sallata të gjelberta e shumë fidane të tjera, për të mbajtur familjet e tyre me këtë veprimtari mjaft të vështirë dhe delikate.
Të gjitha këto perime gjerë në finalizimin e tyre për treg dëshirojnë mjaft punë dhe angazhim por edhe mjete financiare.
Për fermerin nga Livoqi i Ulët, Sherif Ahmeti, i cili mirret me kultivimin e fidaneve të perimeve tani e 20 vite, dhe i cili angazhon tërë familjen e tij për rritjen e këtyre fidaneve, në kët vit është mjaft i brengosur për shitjen e tyre.
“Ne kemi një përvojë mbi 20 vjeqare që kultivojmë fidanet e perimeve, me këtë punë mbajm familjen, në këtë vit kemi mbjellë mbi 100 000 fidane dhe kemi 20 ari lehë të mbjellura me fidane të të gjitha llojeve të perimeve, por për shkak pandemisë COVID 19 dhe në mungesë të tregut të gjelbërt jemi pranë kolapsit total, për të gjitha këto kemi investu mbi 12000 euro dhe në qoftë se nuk na ndimohet nga Ministria e Bujqësisë dhe nga Komuna ne
 do të gjindemi në situatë mjaft të vështirë ekonomike”, ka bërë të ditur e i brengosur, Ahmeti.
Për ti përgaditur fidanet e perimeve duhet mjaft mund e sakrificë me muaj të tërë.
“Ne të gjitha këto i përgadisim me muaj të tërë mësëpaku tre muaj ku e gjithë familja është e angazhuar për mbjelljen, plehrimin, ujitjen e mbikqyrje intenzive gjatë vegjitacionit e tyre, ne nuk përdorim pleh artificial gjithqka që është me pleh të shtallës, që do të thotë gjithqka është organike dhe gjerë më tani me këtë punë e sakrificë familjare kemi mbetur gjallë, por tani është shumë vështirë në këtë pandemi dhe me mungesën e tregut të gjelbërt”, thekson fermeri me përvoj Sherif Ahmeti nga Livoqi i Ulët.
Fermeri Sherif Ahmeti, ka një kërkesë të veqant për Komunën e Gjilanit e Ministrin e Bujqësisë që sa më shpejt t’ju dalin në ndihmë përndryshe e gjithë familja dhe të gjithë kultivuesit do të jenë në hall të madh.
“Eshtë mirë që këta të Ministrisë së Bujqësis dhe drejtoria e Bujqësisë së Gjilanit të dalin në vendin e ngjarjës dhe të na ndihmojn në këto momente të vështira, unë i kuptoj se ata nuk janë fajtorë për gjendjen e pandemis por kërkojm që të na ndihmojn sëpaku ti mbulojm shpenzimet tona se edhe ne kemi familje dhe obligime shumë të mëdha, është koha dhe momenti i fundit që t’na ndihmojn tani, është koha kur qytetarët mbjellin kopshtet e tyre dhe ne nuk po mundemi ti plasojmë prodhimet tona që mbajm familjet tona”, ka porositur fermeri nga Livoqi i Ulët, Sherif Ahmeti .

You Might Also Like