Vjeshta letrare e Gjilanit
më 22 nëntor 2025, ora 12:00,
ME STUDIMET E ZGJEDHURA LETRARE TË ANTON NIKË BERISHËS
Veprimtaria e radhës e edicionit të gjashtëmbëdhjetë të Manifestimit tradicional, “Vjeshta letrare e Gjilanit”, do të mbahet më 22 nëntor 2025, ora 12:00, në Bibliotekën e qytetit, “Fan S. Noli”, ku do të paraqitet dhe vlerësohet kompleti i studimeve të zgjedhura në dhjetë vëllime i prof. dr. Anton Nikë Berishës, njëri nga studiuesit më të shquar të letërsisë sonë në hapësirën mbarëshqiptare, po edhe i letërsisë botërore, në këto pesë dekada e sa.
Për këtë korpus veprash, që si të tilla , shënojnë dhe njërën nga ngjarjet më të rëndësishme letraro – shkencore të këtij viti në Kosovë, pritet të flasin, prof dr. Behar Gjoka, (Tiranë), prof dr. Kamber Kamberi, (Gjakovë), si dhe nga Ars Clubi “Beqir Musliu”, Nexhat Rexha, Kaltrinë Berisha , Sabit Rrustemi e Arsim Halili. Ndërsa veprimtarinë letrare do ta drejtojë, shkrimtarja, Albinë Idrizi.
Krijuesit letrarë, ardashësit po dhe mësimdhënës të gjuhës e letërsisë shqipe janë të mirëseardhur këtë të shtunë, më 22 nëntor, 2025, ora 12:00 , në Sallën për Konferenca të Bibliotekës së qytetit, “Fan S. Noli”.
(K. Rexha)





