Avdush Canaj
Me ty
jam më i bukur,
më i ëmbël.
Me ty
princ i lumtur dardanie.
Mos ma lësho dorën.
Vjen kanjusha e plepit,
na qon te reja e bardhë
për akullore sa kodra!
Mami s`na bërtet,
as babi,
unë ia tregoj
ëndrrën e mirë.
Nga andej me parashutë,
si pelërinë e liqenit,
lëshojmë akullore
për fëmijët e gjithë planetit.
Nëse ma lëshon dorën
s`mund të ndodhë mrekullia.