ARSIMI

SHKENCË NË KARANTINË

Ndotja e ajrit është njëra prej problemeve më të mëdha të ambientit. Makinat në qarkullim, industritë/objektet që nxjerrin tym pa filter, djegia e resurseve për ngrohje ndikojnë qoftë direkt apo indirekt në organizmin tonë.

Prandaj, kjo është shfrytëzuar si inspirim nga studenti i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të Universitetit ‘’Kadri Zeka’’ Valonis Ramadani, që në këtë kohë të karantinës të bëj një sistem elektronik të monitorimit të cilësisë së ajrit, të emëruar me ‘AirAtom’.

Valonisi këtë e ka arritur duke përdorur mikroçip të thjeshtë (bazuar në ESP8266), një senzor, një LCD (16×2) ekran dhe disa LED dioda. Ai ndërtoi një stacion personal, të lirë dhe të thjeshtë për monitorim të ajrit.

Ky sistem është i aftë të monitoroj grimcat e PM2.5 (grimcat deri 2.5 mikron) dhe PM10 (grimcat deri 10 mikron) që munden me qenë pluhur, polen, myk, CO/CO2/HFC/HCFC etj., si dhe në bazë të vlerës së Air Quality Index (AQI-së), të cilësisë së ajrit në ambient.

AirAtom ka edhe API-ne e vet (LAN) dhe përmban 5 nivele të cilësisë: LED i bardhë (i pastër), i gjelbër (i mirë), i kaltër (pak i ndotur), i verdhë (shumë i ndotur), i kuq (i rrezikshëm).

Kjo është bërë në Arduino dhe është i bazuar në C++.

Drejtues të Parlamentit Studentor të Universitetit ‘’Kadri Zeka’’ në Gjilan, thonë se studentët janë krenaria jonë, prandaj Parlamenti Studentor ndjehet i obliguar të përkrah krijimet e tilla.

You Might Also Like