Viti

Meliza Haradina-Stublla u prit ngrohtësishtë dhe bashkëbisedoi me anëtarë dhe simpatizant të AAK –së në Viti

 Në vazhdën e fushatës parazgjdhore të zgjedhjeve të jashtzakonshme  të 14 Shkurtit për parlamentin e Kosovës ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Meliza Haradinaj-Stublla, ka qëndruar mbrëmë vonë në Viti me që rast është takuar me anetarë dhe simpatizant të AAK-së në këtë komune.Ajo ka falenderuar kryetarin e Degës Faruk Nura dhe të pranishmit e tjerë në për këtë pritje të ngrohtë dhe të përzemërt dhe për bashkëbisedim e lidhur me takimin e saj ajo ka shkruar edhe në një status të saj,  ku veq tjerash ka thënë :

“Viti e dashur, faleminderit për mikpritjen e përzemërt.

Kalova sot çaste shumë të mira, e pata bashkëbisedim të shkëlqyer me qytetarët e kësaj komune, të cilët po rreshtohen si asnjëherë më parë rreth nesh, duke na parë si forcë determinuese për formimin e institucioneve të reja të Kosovës.

Gjatë bashkëbisedimit, bashkë edhe me Kryetarin e Degës dhe kandidatin për deputet z.Faruk Nura, dhe kandidatët e tjerë për deputet Prof. Samet Dalipi dhe z.Vehbi Rama, potencova pozicionin tonë të pandryshueshëm se do të vazhdojmë ta ballafaqojmë Serbinë çdo ditë me të kaluarën e saj kriminale e gjenocidale. Ky do të jetë fokusi ynë kryesor. Do të mbrojmë secilën pëllëmbë të tokës së Kosovës dhe zgjidhjen përfundimtare e të pa kompromis do të arrijmë në tavolinën e bisedimeve nga e cila Kosova do të dalë më e fortë e kokë larte.

Kjo do të arrihet vetëm me Ramush Haradinajn President, i cili është i vetmi që përmes këtij pozicioni mund t’i dalë përballë Serbisë agresore.”’ka shkruar Meliza Haradinaj-Stublla. Aziz Zuka

You Might Also Like