Futboll

Mervan Bejtullahu, referi më i mirë i vitit 2020 në Kosovë

Mervan Bejtullahu është gjyqtari më i mirë për vitin 2020 në Kosovë.

Gjyqtari gjilanas pranoi këtë çmim nga Federata e Futbollit e Kosovës përmes një ceremonie “online” pa mysafirë, të cilin atij ia ndau Përparim Hasani, kryetar i Shoqatës së Gjyqtarëve të Kosovës.

Bejtullahu ishte gjyqtari me notat më të mira për ndeshje në vitin 2020, teksa pati paraqitje mjaft të mira në shumë ndeshje derbi.

Ai tha se është hera e parë që shpërblehet nga FFK, andaj ka falënderuar të gjitha ata që e kanë votuar, duke thënë se në fushat e futbollit në Kosovë ka drejtësi.

You Might Also Like