Futboll

Batatina: Fituam me lojë taktike

Kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina nuk i ka kursyer fjalët e mira për ekipin e Dritës, por ai gjithashtu ka theksuar se ekipi i tij fitoi me lojë taktike.

“Ishte një lojë e bukur, që i ka kënaqur shikuesit në tribuna. Pati lojë të shpejtë e me aksione që i ka hije futbollit të Kosovës. Të dy skuadrat dëshmuan se janë të mira, por ne luajtëm një lojë taktike, të bazuar në kundërsulme, njëri nga të cilët dha rezultat”, ka thënë Batatina. Sipas trajnerit të Llapit, loja ka qenë e baraspeshuar, kundërshtari tregoi se ka skuadër të fortë, andaj besoj se Drita me këtë organizim e këtë skuadër do të jetë lart në tabelë, pa marrë parasysh humbjen e sotme.

“Ne patëm shumë prurje dhe jam në komponim të skuadrës e në ditët në vijim do të jemi edhe më të efektshëm”, ka thënë Tahir Batatina.

 

You Might Also Like