Shkolla jonë e futbollit “Arbëria” në Gjilan vazhdon të dëshmojë se puna e palodhshme dhe përkushtimi i të rinjve shpërblehen gjithmonë. Futbollistët tanë, Mesud Zymberi dhe Blend Maliqi, janë grumbulluar me përfaqësuesen e Kosovës U15, duke na bërë krenarë dhe duke e dëshmuar edhe njëherë cilësinë e talenteve që rriten brenda familjes sonë.
Ky sukses është rezultat i disiplinës, pasionit dhe përkushtimit që këta djem tregojnë çdo ditë në fushë. Ata janë shembull për të gjithë gjeneratën e re të futbollistëve që ëndërrojnë të arrijnë majat e sportit.
“Arbëria” është vendi ku fillojnë ëndrrat dhe bëhen realitet.
Ne i inkurajojmë të gjithë të rinjtë që duan të zhvillojnë talentin e tyre, t’i bashkohen shkollës sonë të futbollit, sepse e ardhmja është e sigurt kur punohet me dashuri dhe profesionalizëm.
Ismet Ramushi, kryetrajner i KF Arbëria