Agron Selmani, kryetrajner i Vllaznisë, ka mundur që të nxjerrë së paku një pikë në ballfaqim me Gjilanin, por që ekipi i tij nuk qëndroi deri në fund.
“Ndoshta shkaku i rrethanave ne e dominuam lojën, por te ekipi i Gjilanit e pash një motivim shtesë. Ekipi i jonë e dha më të mirën, por diferencën e bëri një gol nga ndërprerja. Jemi në pozicion të palakmueshëm dhe neve na janë rritur ambiciet, ngase po bëjmë lojë të mirë. Djemtë i uroj për angazhim e gjithçka për pozicionin e barazhit është e hapur e ne po kontribuojmë që këto gara të jenë sa më interesante”, ka thënë Agron Selmani.