“E nisëm ndeshjen 1-0 dhe kjo jo për fajin tonë. Këso penaltish unë nuk kam parë askund. Ne kishim të njejtën situatë dhe gjyqtarët thanë se dora ishte e ngjitur, ndërkohë që ndaj nesh u akordua penalti. Është shumë e vështirë ta nisësh ndeshjen në disavantazh edhe pse u përpoqëm në pjesën e dytë.
Skuadra tregoi karakter në pjesën e dytë duke bërë maksimumin për ta barazuar rezultatin, por ishte e kot, pasi që rezultati ishte diktuar nga dikush tjetër dhe jo futbollistët.
Kjo humbje nuk bën të na shqetësojë, pasi që ka ende ndeshje deri në fund dhe ne jemi duke hyrë në fazën finale të kampionatit”.