Futboll

Nuhiu: Drita besoi gjatë gjithë kohës

“Bëmë një pjesë të parë shumë të mirë, pavarësisht se nuk shënuam. Krijuam raste, por fati nuk ishte në anën tonë. Pranuam një gol nga pakujdesia, por ishim të bindur që mund ta rikthenim lojën, pasi që besuam gjatë gjithë kohës. U thash edhe futbollistëve në pushimin mes dy pjesëve që të ruajnë qetësinë dhe të vazhdojnë me këtë ndeshjes sepse kemi për të arritur një rezultat pozitiv. Fitorja u takon futbollistëve pa dyshim, ishte shumë e merituara dhe po të ishim më konkret pranë portës ndoshta do të fitonim me një gol më shumë”, deklaroi Ardian Nuhiu.

Më tej tekniku shkupjan foli edhe për rotacionet brenda skuadrës së tij dhe mungesës së disa titullarëve.

“Kemi fond të mjaftueshëm të lojtarëve dhe secili do të ketë mundësinë. Nuk kam informacione nga stafi mjekësor në lidhje me gjendjen e Livorekës, por shpresoj të mos bëhet fjalë për një dëmtim serioz. Kemi futbollistë shumë cilësorë të cilët mund të vijnë në shprehje në vazhdim të kampionatit”, mbylli Nuhiu.

You Might Also Like