Milaim Zuzaku nuk është më trajner i Klubit Futbollistik “Vitia”, pasi që kontrata i ka skaduar me të përfunduar kampionati dhe tekniku gjilanas nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit e klubit për të vazhduar edhe më tej bashkëpunimin, shkruan Gazetasheshi.com.
Zuzakun në krye të shtabit teknik pritet ta pasojë ish-trajneri i Bashkimit të Koretinit, Hasan Krasniqi, mëson Gazeta SHESHI.
Tashmë Krasniqi ka marrë në dorë frenat e skuadrës, ani pse ai ende nuk është prezantuar edhe zyrtarisht.
Klubi nga Vitia tashmë ka kontaktuar disa futbollistë me të cilët synon që të freskojë organikën.
Krahas ardhjeve të reja pritet të ketë edhe largime, për të cilat Gazeta SHESHI do ju mbajë të informuar me kohë.
Vitia edicionin e kaluar nuk arriti të sigurojë vendin e katërt që dërgonte në barazh vetëm në dy xhirot e fundit, kur edhe e humbu hapin.
Edicionin e ri “Idealistët” do ti gjejë me shumë ndryshime.
/Gazeta Sheshi/