Ministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal (MZHR) z.Fikrim Damka sot me datë 14.01.2021 vizitoi komunën e Gjilanit ku u prit nga kryetari i kësaj komune z. Alban Hyseni.
Takimi kishte për qëllim diskutimin dhe bashkëpunimin në mes të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe Komunës së Gjilanit si dhe u bisedua për Projekt Propozime që ndikojnë në zhvillimin socio-ekonomik rajonal.
Ministri z.Fikrim Damka informoi Kryetarin z.Hyseni që MZHR përmes Skemën e Garanteve – PZHR, me projekte kapitale përkrah komunat në zhvillimin rajonal të balancuar.
Ministri z.Damka dhe kryetari z.Hyseni shprehen gatishmëri që të vazhdojë komunikimi për bashkëpunim mes MZHR-së dhe komunës së Gjilanit në të ardhmen për programet që lanson MZHR.
Ministri z.Fikrim Damka gjatë vizitës u shoqërua nga z.Besim Kamberaj– zv.Sekretar i Përgjithshëm, z.Yildiray Bayram- Shef i Kabinetit, z.Ercan Şilik– Keshilltari i Ministri, z. Ylber Çitaku– zv. Drejtor i DZHR-së dhe znj. Arta Maloku – Udhëheqëse e DKP-së.