Gjilan

Procesi i regjistrimit në komunën e Vitisë po shkon mbarë

Kesshtu eshte shprehur ne nje prononcim per “Kryelajm” Hasan Aliu, zv.kryetar I komunes se Vitise. “Procesi i regjistrimit në komunën e Vitisë, është duke vazhduar normalisht dhe pa ndonjë problem eventual, ka vlerësuar ne nje takim qe ka patur me përgjegjësit e këtij procesi. Në takimin e sotëm me mbikëqyrësit, komisionin dhe sekretarinë e procesit të regjistrimit, zv.kryetari Aliu tha se çdo gjë është duke shkuar sipas planifikimeve.
Megjithatë ai u ka bërë thirrje gjithë qytetarëve vitias pa dallime që të mos ngurrojnë por t’i përgjigjen procesit të regjistrimit të popullsisë pasi që kjo është në interes të përgjithshëm. Ndërkohë u bë e ditur se deri më tani, në komunën e Vitisë janë regjistruar 19.965 qytetarë.Aziz Zuka

You Might Also Like