Futboll

Mirënjohje për intervenimin jetik

Klubi ynë, FC DRITA në shenjë falënderimi ka ndarë mirënjohje për doktorin e skuadrës, Dr Bujar Fazliu.

Stafi ynë mjekësor, Dr Fazliu i asistuar nga fizioterapeuti i klubit, Leutrim Kërqeli dhe kolegët nga FC Ballkani ishin heronjtë e ditës, duke shpëtuar jetën e qytetarit që pësoi arrest kardiak.

Për gjestin human dhe profesional, FC DRITA në shenjë simbolike shpërbleu me mirënjohje falënderimi doktorin, duke dëshiruar që edhe qytetetari i atakuar ta ketë kaluar këtë sfidë dhe të jetë mirë me shëndet.

You Might Also Like